Në Kampionatin Evropian U20-U23 që u zhvillua në Bukuresht, Rumani morrën pjesë 4 sportistë të ekipit kombëtar shqiptar, Enkileda Carja, Ertjan Kofsha, Sajmir Lagja dhe Samoel Rrasa.
Më datë 28.07.2023 Enkileda Carja garoi në peshën 59KG,duke u renditur e gjashta ne Evrope me 187 KG në total në dygarësh duke thyer nje rekord evropian për U15. Duhet të theksojmë që sportistja jonë ishte më e vogla në moshë me minimumi 2 vite diferencë nga konkurentët e tjerë.
Po në të njëjtën datë garoi dhe sportisti 15 vjecar Samoel Rrasa duke u renditur gjithashtu i gjashti në Evrope. Të dy sportistet garuan me rreth 30 konkurentë.
Më datë 31.07.2023 garoi kampioni Ertjan Kofsha me një performacë të shkelqyer duke na mahnitur me rrëmbimin e 3 medaljeve. Një medalje Ari në stilin e shkëputjes me 153 KG , një medalje bronzi në stilin e shtytjes me 184 KG dhe medalje bronzi në total në dygaresh me 337 KG.
Në këtë aktivitet Shqiperia u perfaqesua denjësisht nga 4 sportiste: Ertjan Kofsha, Sajmir Lagja, Samoel Rrasa dhe Enkileda Carja.
Me këta sportistë por dhe me plot të tjerë, sot themi me plot gojë se peshëngritja shqiptare ka një të ardhme të ndritur dhe të sigurtë..