Rreth Nesh

Peshëngritja është një sport i fortë që përbëhet nga ngritja e peshave dhe është një nga sportet më të vjetra në botë. Sportisti vlerësohet nga dy lëvizjet e tij ose të saj: rrëmbimi dhe pastrimi dhe hovi.

Ky sport është përfaqësuar zyrtarisht në Lojërat Olimpike moderne që nga fillimi në 1896 (dhe Sidnei në 2000 për ngjarjet e Grave).

Kategoritë

Peshëngritje MESHKUJ

  • 55kg
  • 61kg
  • 67kg
  • 73kg
  • 81kg
  • 89 kg
  • 96kg
  • 102kg
  • 109kg
  • 109kg+

Peshëngritje FEMRA

  • 45 kg
  • 49 kg
  • 55kg
  • 59kg
  • 64kg
  • 71kg
  • 76kg
  • 81 kg
  • 87kg
  • 87kg+

Z. Elez Gjoza zgjidhet Presidenti i Federates Ballkanike te Peshengritjes

Ne kete ngjarje historike moren pjese perfaqesues nga vendet e Ballkanit, te cilet diskutuan menyrat per te forcuar lidhjet sportive dhe per te organizuar aktivitete te perbashketa. Shaiperia, e cila ka nje tradite te fugishme ne peshengritje, u pa si nje vend ideal per te kryesuar keto perpjekje, fale edhe sukseseve te sportisteve shaiptare ne këte fushe.

I ftuar nderi ishte z. Fidel Ylli, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar.
Rithemelimi i kesaj federate eshte nje moment historik jo vetem per sportin e peshengritjes, por edhe per bashkepunimin rajonal, duke nxitur zhvillimin e talenteve te reja dhe promovimin e vlerave te ndershmerise dhe solidaritetit ne sport.

Kampionati I 100-të Evropian për të rritur 2022

Gjate vitit 2022 Federata Shqiptare e Peshengritjes ka arritur te realizoje disa aktivitete.

Më 25 Maj- 02 Qershor u zhvillua Kampionati I 100-të Evropian për të rritur në qytetin e Tiranës pranë Pallatit të sportit “Feti Borova”.

Në këtë aktivitet morrën pjesë 40 shtete të Evropës, duke u përfaqësuar  me sportistët e tyre më të mirë. Në Tiranë erdhën rreth 500 sportistë dhe 150 zyrtarë. Ky aktivitet ka pasur  një rëndësi të vecantë nga mënyra e organizimit.

Më datë 27.05.2022, ora 17:00u zhvillua ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti madhor, ku ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve znj. Evis Kushi dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli.Në këtë aktivitet marrën pjesë dhe personalitetet më të larta të Federatës Botërore të Peshëngritjes, si Sekretari i Përgjithshëm Z.Mohamed Jalood, njëkohësisht dhe katër (4) Presidentët e kontinenteve.

Në këtë aktivitet Shqipëria u përfaqësua nga disa sportistë, ndër ta sportisti Erkand Qerimaj u shpall kampion Evrope në stilin e shkëputjes  duke arritur një sukses të madh  në peshëngritjen shqiptare. Erkand Qerimaj fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes me 150kg në kategorinë 73kg.

Kongresi Zgjedhor i Federates Boterore te Peshengritjes 2022

Më datë 25-26 Qershor 2022 Federata Shqiptare e Peshëngritjes mundesoi eventin madheshtor  te  kongresit ( te Federates Boterore) per zgjedhjet e Presidentit te ri, z.Mohammad Jalood. Ne . Ishin të pranishëm 156 Presidentë dhe Sekretarë nga e gjithe bota.

Eventi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe zgjati dy ditë.
Ky ishte një aktivitet I rëndësishëm për federatën tone,gjithashtu dhe për Shqipërine.
Pas realizimit të zgjedhjeve elektorale, Kryeministri I Shqipërisë z. Edi Rama organizoi një mbrëmje speciale për të gjithë zyrtaët në Pallatin E Brigadave.

Kjo është lista e peshëngritësve më të dalluar shqiptarë në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

AKTIVITETE 2023

Federata Shqiptare e Peshëngritjes më datë 17 Shkurt 2023 në Durrës zhvilloi Kampionatin Kombëtar për të Rinj U15 – U17 pranë palestrës së Hotel Fafa në Durrës. Në kampionat morrën pjesë 45 sportistë nga të gjitha klubet dhe shoqatat e peshëngritjes.