Më datë 24.03.2023 deri më 01.04.2023 u zhvillua në Shqipëri Kampionati Botëror Peshëngritjes për të Rinj.
Ceremonia e hapjes së këtij eventi madhështor u zhvillua në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në qytetin e Tiranës, ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Federatës Botërore dhe Evropiane. Ceremonia u nderua me fjalimet nga personalitetet e sportit shqiptar dhe botëror si Presidenti I Federatës Shqiptare të Peshëngritjes z. Elez Gjoza, Presidenti I Federatës Botërore z. Mohammed Jalood, Sekretari i Përgjithshëm z. Antonio Urso, Presidenti i Komitetit Olimpik
Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, Ministria e Rinisë dhe e Fëmijëve znj. Bora Muzhaqi dhe Zëvendës Kryetar I Bashkisë Tiranë z. Andi Seferi.
Aktiviteti u organizua gjate vitit kur Tirana ka marrë statusin “Kryeqyteti Europian i Sportit”, dhe kjo solli vëmendje të shtuar për aktivitetin.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes sjell për herë të pare nje Kampionat të përmasave botërore në Shqipëri. Erdhën rreth 500 sportistë dhe trajnerë nga e gjithë bota. Ishin 61 shtete pjesëmarrëse. Vetë organizimi i kampionatit sjell një nga modelet më të mira organizative të aktiviteteve sportive në Shqipëri, dhe burimet njerëzore të sportit shqiptar do të mund të përfitojnë nga huazimi i këtij modeli. Meqënëse Kampionati ka pjesëmarrës të rinj, FSHP kërkon që të aktivizojë të rinjtë shqiptarë.
Gara u zhvillua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit.
Vendi yne u përfaqesua me 5 sportistë. Rezultatet tona ishin me sportisten Enkileda Carja e ekipit të Elbasanit, e cila fitoi vendin e tretë në stilin e shkëputjes me 87 kg, fitoi vendin e
pestë në stilin e shtytjes me 100 kg dhe vendin e tretë në total në dygarësh me 187 kg.
Sportisti Samoel Rrasa I ekipit të Shtërmenit fitoi vendin e shtatë në dygarësh me 248 kg.