Ditën e Shtune datë 13 Janar 2024 u zhvillua Kampionati Kombëtar për të Rritur, pranë palestrës së FSHP-së në Parkun Olimpik, Tiranë. Ky ishte aktiviteti I parë kombëtar për vitin 2024 dhe sherbeu gjithashtu edhe si një garë kontrolli për Kampionati Evropian për të Rritur që do të zhvillohet ne Sofie, Bullgari, I cili është kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ky aktivitet pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme me rreth 80 sportistë nga e gjithë Shqipëria. Kjo pjesëmarrje erdhi nga puna e palodhur e sportistëve dhe trajnerëve.
Sportisti më I mirë I aktivitetit u shpall Ertjan Kofsha me 340 kg në dygarësh, ndërsa sportistja më e mirë u shpall Enkileda Carja me 182kg në total. Titullin “Ekipi më I mirë për meshkuj” e fitoi ekipi I KS”Tirana” ndërsa titullin “Ekipi më I mirë për femra” e fitoi ekipi “Partizani”.
Gjithashtu duhet të theksojmë federimin e shumë sportistëve të rinj pranë FSHP-së. Një pjesë e mirë e sportistëve të rinj ishin femra.Integrimi I të rinjve në peshëngritje e ben këtë sport edhe më popullor.
Përpos aktivitetit u zhvillua edhe një seminar nga OKAD (Organizata kombëtare Anti-Doping) për mënyrën e parandalimit të marrjes së substancave të ndaluara.