Gjatë muajit Tetor nga data 15-25 Tetor 2022 FSHP organizoi në qytetin e Durrësit pranë Pallatit të sportit “Ramazan Njala”, Kampionat Europian për të rinj dhe U23. Ne Shqipëri erdhen më shumë se 600 persona nga 38 shtete të Europës, prej te cileve 400 ishin sportistë ,ndërsa pjesa tjetër zyrtarë dhe delegatë te federatave të ndryshme.
Në këtë aktivitet sportistja Arjeta Rade fitoi vendin e tretë me medalje bronzi në stilin e shtytjes dhe vendin e katërt në dygarësh me 177 kg. Sportisti Ertjan Kofsha , u rendit I katërti në Evropë ne kategorinë 81kg me143 kg në stilin e shkëputjes.