Nga data 08-18 Qershor 2023 u zhvillua Grand Prix në Havana, Kubë, ku ishte një kampionat kualifikues për Lojëra Olimpike Paris 2024. Sportisti i cili morri pjesë në gare ishte Erkand Qerimaj. Trajnerët ishin Artur Lagja dhe Dritan Shpata. Gjithashtu në Havana u zhvillua mbledhja e Bordit Ekzekutiv e Federatës Botërore të Peshëngritjes në të cilën Shqipëria shpalli kandidaturën për organizimin e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes pëe të Rritur në vitin 2024.