Në Kampionatin Evropian U15-U17 që u zhvillua në Kishinau, Moldavi morrën pjesë dy sportistë të ekipit kombëtar shqiptar, Enkileda Carja dhe Samoel Rrasa.
Enkileda Carja garoi në peshën 59 KG,duke rezultuar e para dhe arriti të fitonte 3 medalje ari në stilin e shkëputjes me 84 KG, në stilin e shtytjes 100 KG dhë në total në dygarësh 184 KG. Sportistja theu 5 rekorde evropiane në këtë kampionat evropian duke e përfaqësuar Shqipërinë në një mënyrë dinjitoze.
Gjithashtu Enkileda Carja fitoi titullin “Sportistja më e mirë e aktivitetit për U15”.
Samoel Rrasa garoi në peshën 67 KG dhe ka fituar vendin e tretë në stilin e shkëputjes me 116kg gjatë Kampionatit Evropian për U15-U17 me medalje bronzi.