Me datë 29 Qershor 2023 në Tiranë, pranë palestrës së Parkut Olimpik u zhvillua Kupa e Republikës për të Rinj “Gudar Beqiraj”.Në kampionat morrën pjesë 54 sportistë nga të gjitha klubet dhe shoqatat e peshëngritjes.
Gjatë ketij aktiviteti u vu re një pjesëmarrje e jashtëzakonshme nga sportistët që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre në sportin e peshëngritjes si dhe nga sportistët tanë elitarë, të cilët dhanë një performancë të shkëlqyer perpara dy Kampionateve Evropiane në Moldavi për U15-U17 , si dhe në Rumani për U20-U23.
Sportistja më e mirë rezultoi Enkileda Carja, sportistja e shoqatës “Dritan Kalemi” Carja, e cila garoi në kategorinë 59kg. Arriti 81kg në stilin e shkëputjes, 96kg në stilin e shtytjes dhe 177kg ne dygarësh.
Sportisti më i mirë rezultoi Ertjan Kofsha, sportisti i ekipit të Shtërmenit, i cili garoi në kategorinë 89 kg. Arriti 150 kg në stilin e shkëputjes, 170 kg në stilin e shtytjes dhe 320 kg në dygarësh.
Ekipi më i mirë për femra rezultoi ekipi i Partizanit, ndërsa për kategorinë e meshkujve, ekipi më i mirë rezultoi ekipi i Tiranës.