Nga data 15/11/2023 deri më 23/11/2023 zhvillohet Kampionati Botëror për të Rinj në Guadaljara, Meksikë.
Shqipëria u përfaqësua nga sportisti elitar Ertjan Kofsha, i cili e krenoi Shqipërinë me medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 159 kg në kategorinë 89 kg. Në stilin e shtytjes arriti 186 kg dhe në total në dygarësh 345 kg, ndërsa në dygarësh u rendit i katërti në botë.
Kofsha fitoi titullin Kampion Bote në stilin e shkëputjes duke dhënë një performancë të shkëlqyer në konkurencë me sportistët me të mirë të botës.
Puna e palodhur e sportistit bashke me trajnerin e tij legjendar Leonard Toska dha një rezultat te shkelqyer ne kete event kaq madhor. Vlen per tu theksuar se sportisti Ertjan Kofsha ishte sportisti me i vogel ne moshe ne baterine A dhe perpos moshes se tij u shpall kampion bote.